Ngacmoi sek*ualisht një të mitur, bie në prangat e policisë 71-vjeçari

Në Sarandë është arrestuar 71-vjeçari Vladimir Hoxha, i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri.

Advertisements

Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisements

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar shtetasin V. H., 71 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur.

Arrestimi ka ndodhur pas hetimeve intensive, të cilat kanë çuar në zbardhjen e këtij krimi, shkruan.

Autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme për ndalimin e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të marrë veprime të mëtejshme ligjore.