Tronditëse/ Prindërit dhunojnë barbarisht fëmijën 3-vjeç, lëndime të rënda në tru, kokë e trup, futet në intubim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kretë të Greqisë, ku dy prindër janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë masakruar fëmijën e tyre 3 vjeç.

Advertisements

Sipas mediave greke, 3-vjeçari është dërguar mëngjesin e sotëm, 26 janar, në spital në gjendje kome, pasi një fqinjë kishte njoftuar ambulancën.

Advertisements

Protothema shkruan se 3-vjeçri ka mbërritur në spital me dëmtime në kokë, çarje të aortës abdominale dhe goditje të rënda në trup, mavijosje, gërvishtje dhe djegie me cigare, të cilat duket se kanë ndodhur në periudha të ndryshme.

Gjithashtu u konstatuan hematoma në tru dhe këputje e aortës abdominale, si pasojë e së cilës fëmija u intubua dhe iu nënshtrua operacionit.

Policia, pasi u njoftua nga spitali rreth orës 10:15, u mobilizua menjëherë dhe arrestoi nënën 26-vjeçare të fëmijës dhe partnerin e saj 44-vjeçar, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, plagosje trupore ndaj një personi të pambrojtur dhe ndër të tjera për veprën penale të dhunës në familje.

Sipas informacioneve, nga kontrolli i shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe sende të ndryshme, mes tyre një pistoletë me ajër, një pjesë e arme gjahu, tytë, një shkop druri, dy copa druri nga shtrati për fëmijë, si dhe shtatë tableta të një formulimi medicinal “XANAX”, për të cilin nuk kishte recetë të nevojshme mjekësore.