Ambasada e SHBA, ditën e sotme ka njoftuar ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK.
Advertisements
Lidhur më këtë vendim të ambasadës, deputeti i PS Petro Koçi, i ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, u shpreh se tha se fondet e SPAK varen nga buxheti i shtetit.
Advertisements
Sipas tij, kjo është bërë pas urdhërit të Trump pasi do të bëhet një rishikim dhe nuk përfshinë vetëm Shqipërinë.
‘Fondet e SPAK varen nga buxheti i shtetit shqiptar dhe këto fonde nuk janë ndërprerë për SPAK në mënyrë të veçantë, por është urdhër me përfshirje globale, që u dha urdhër nga Trump për 90 ditë për të bërë një lloj rishikimi. Nuk është se ka lidhje me Shqipërinë në mënyrë të veçantë’, tha ai.
Në Prokurorinë e Posaçme u paraqit sot Agim Deda, vëllai tjetër i Hekuran Dedës, njërit prej viktimave të 21 janarit. Lidhur me këtë dosje që po hetohet nga SPAK, Koçi tha se Berisha është përgjegjësi për prishjen e provave.
‘Berisha mban përgjegjësi për prishjen e provave dhe një nga ato ishte regjistrimi kamrave të brendshme në kryeministri. Dëshmitarët kryesor janë ende dhe procesi hetimor i kryer nga prokuroria u pengua haptasi nga qeveria në atë kohë, kur s’u lejua që zinxhiri i gardës të kalonte nën hetim. Procesi nuk shkojë kurrë lart, nuk është pyetur ish- ministri i Brendshëm, ish- presidenti dhe as ish- kryeministri. Fati i madh është vendimi i gjykatës së Strasburgut që tha që është krim shtetëror dhe tha që duhet të fillojnë hetimet. Pastaj është audio përgjimi që ka familja e njërit prej dëshmorëve dhe të 4 personat janë vrarë jashtë perimetrit të kryeministrisë. Vrasjet kanë ndodhur kur nuk ka pasur përplasje dhe lotësjellësi është përdorur për të provokuar protestuesit. Janë deklaratat e Berishës që thoshte çadra pistoletë, ai duhet të mbajë përgjegjësi për ato që ka thënë’, tha ai.
Lidhur me ngritjen e një strukturë hetimore të posaçme për krimet zgjedhore nga SPAK, Koçi tha se duhet edhe një koordinim i mirë me policinë dhe me prokuroritë në vend.
‘Kjo kërkon një bashkëpunim të mirë edhe me policinë e shtetit dhe me prokuroritë. Kjo që po bënë SPAK është një presion për çdo njeri që guxon që të shkel ligjin’, tha ai.
Për avokatin Edmond Petraj, dosja e 21 janarit është një dosje e vështirë, pasi provat janë prishur.
‘Dosja e 21 janarit është shumë e vështirë sepse ka kaluar shumë kohë dhe prishja e provave ishte kur grupi hetimor vajti në terren, atje u hoqën kangjellat tek kryeministria. Do ti jepja notën 10 SPAK-ut nëse do të arrinte që të përfundonte këtë dosje’, tha ai.
Ai u shpreh kundër ngritjes së strukturës hetimore të posaçme për krimet zgjedhore nga SPAK. Sipas tij, s’mund të jetë SPAK që të hetojë krimet në zgjedhje, por KQZ.
‘Duhet që për pjesën e krimeve zgjedhore KQZ të ketë tagrin e parë, ca do dal nga ato hetime aty, mund ti drejtohen më pas SPAK. Nuk ka sens që SPAK të vejë të rrijë si xhelat që të hetojë krimet në zgjedhje sepse i bie reputacioni. Hetimet bëhen nga KQZ dhe ca del nga hetimet e KQZ kalojnë tek SPAK’, tha ai.