Vrasje, tortura e përdh*nime / Kush është gjenerali libanez që çoi nën hetim Melonin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndodhet nën hetim në Romë për lirimin dhe riatdhesimin e një lordi libian lufte, të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë.

Advertisements

Në një video të postuar në rrjetet sociale, vetë Meloni zbuloi se prokurorët e kanë akuzuar atë se ka ndihmuar ilegalisht dhe lehtësuar pozitën e Osama Anijem, i njohur edhe si Osama al Masri.

Advertisements

Kryeministrja mohon akuzat, duke thënë se Al Masri ishte liruar nga Gjykata e Apelit në Romë, pasi Gjykata e Hagës nuk i kishte dërguar urdhër-arrestin Ministrisë italiane të Drejtësisë.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale, pas muajsh të tërë reflektimi, lëshon një urdhër-arrest kundër shefit të policisë gjyqësore të Tripolit. Çuditërisht, Gjykata e bëri këtë pikërisht kur ky person do të hynte në territorin italian, pasi kishte qëndruar i qetë për 12 ditë në tre shtete të tjera evropiane”, deklaroi Meloni.

Haga e akuzon Al Masrin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në burgun Mitiga, të cilat janë të dënueshme me burgim të përjetshëm.

Riatdhesimi i tij në Libi, një partner kyç në përpjekjet e Evropës për të mbajtur emigrantët larg brigjeve të Mesdheut, shkaktoi zemërim tek grupet për të drejtat e njeriut dhe shqetësim tek partitë italiane të opozitës.

Urdhri i arrestit kundër gjeneralit Osama Njeem al Masri thekson se “krimet… janë kryer nga vetë Njeem, me urdhrin e tij ose me ndihmën e anëtarëve të Forcave Speciale. Krimet janë kryer kundër të burgosurve për arsye fetare (për shembull, për shkak të besimit të krishterë apo ateist), për shkelje të dyshuara të ideologjisë fetare (si “sjellje imorale” dhe homoseksualitet), për mbështetje apo lidhje të dyshuara me grupe të tjera të armatosura, për qëllime shtrënguese, ose për një kombinim të këtyre arsyeve”.

Dokumenti i Gjykatës thekson se urdhri i arrestit është lëshuar më 18 janar dhe është “komunikuar në gjashtë shtete pjesëmarrëse, përfshirë Republikën Italiane. Kërkesa është dërguar përmes kanaleve të përcaktuara nga secili shtet, pas një konsultimi dhe koordinimi për të siguruar pranimin dhe zbatimin e duhur të kërkesës. Gjykata gjithashtu ka dërguar informacione në kohë reale mbi vendndodhjen e mundshme dhe lëvizjet e mundshme të të dyshuarit”.

Sipas Gjykatës, në kampin e Mittigës janë burgosur të paktën 5,140 persona nga shkurt 2015 deri në mars 2024. Agjentët e kampit i kanë nënshtruar të burgosurit ndaj dhunës brutale dhe torturave. Dhuna është ushtruar me shufra, grushta, të shtëna, elektroshok, dhe izolim në kube metalike.

Gjykata ka informacione që tregojnë se të paktën katër të burgosur kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri, të paktën 12 nga torturat, dhe rreth 16 për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor. Gjyqtarët “kanë arsye të forta për të besuar se zoti Njeem ka kryer, si autor i drejtpërdrejtë ose duke urdhëruar të tjerët, aktet e mëposhtme ndaj të burgosurve të kampit të Mitigës: rrahje, urdhërime për të rrahur të tjerët, tortura, të shtëna dhe sulme seksuale”.

Gjykatës Penale Ndërkombëtare nuk fsheh zhgënjimin për zhvillimet e fundit: “Më 21 janar 2025, pa paralajmërim ose konsultim me Gjykatën, zoti Osama Njeem dyshohet të ketë qenë i liruar nga paraburgimi dhe është kthyer në Libi. Gjykata është ende duke kërkuar konfirmimin nga autoritetet mbi hapat e ndërmarra. Gjykata rikujton detyrimin e të gjitha shteteve pjesëmarrëse për të bashkëpunuar plotësisht me të në hetimet dhe procedimet e krimeve të saj”.