SPAK me hetime të zgjeruara për zgjedhjet, Lala zbulon detajet: Ja çfarë pritet të ndodhë

Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një komunikimi në një emision televiziv ka diskutuar mbi mobilizimin e Prokurorisë Speciale të Apelimit për Krimin e Organizuar (SPAK) në hetimin e krimeve zgjedhore, me vendin që po i drejtohet zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Advertisements

Lala theksoi se në pamje të parë, iniciativat e SPAK duken si një ide e strukturuar, por sfida kryesore mbetet implementimi i tyre në terren.

Advertisements

Ajo e filloi diskutimin me një shqetësim mbi mënyrën e caktimit të kandidatëve në listat e partive politike, duke vënë në dukje mundësinë e ndikimit të krimit të organizuar në këto lista për deputetë.

“SPAK duhet të sqarojë se si do të hetojë monitorimin financiar,” tha Lala, duke i rikujtuar publikut se fushatat politike në Shqipëri shpesh janë shumë të shtrenjta dhe përfshijnë aktivitete luksi. Ajo theksoi se partitë depozitojnë sasi të vogla parash pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), një aspekt që kërkon vëmendjen e SPAK.

Për herë të parë, Lala njoftoi se prokurorët e posaçëm, në bashkëpunim me ekspertë të tjerë, do të zbarkojnë në terren në të gjitha bashkitë për të kontaktuar me individë që mund të ofrojnë informacione mbi krimet zgjedhore.

Ajo përmendi gjithashtu se do të vendoset një sistem online ku qytetarët do të mund të sinjalizojnë të dhëna për konsumimin e krimeve zgjedhore pranë SPAK.