Viktor Jaupaj dhe Kujtim Metaj, dy personat që u kapën me lëndë narkotike që arrinte vlerën e 800 mijë eurove, mbaheshin nën survejim nga policia prej gati një muaji.
Advertisements
Burime nga policia konfirmojnë për gazetarin Elton Nika se të dy personat ishin furnitorë të drogave të forta, madje edhe në sasi të konsiderueshme.
Advertisements
Ndërhyrja në bashkëpunim me policinë e Fierit është kryer mbrëmjen e së mërkurës edhe pas informacionit se të dy shtetasit dispononin në automjet lëndë narkotike.
Menjëherë më pas është kryer edhe kontroll në banesa, ku u sekuestrua në total lënda narkotike prej 3.4 kg kokainë dhe 133 grame heroinë me një vlerë në rreth 810 mijë euro