Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë në dert ë Kryepeshkopit Anastas, ka vlerësuar figurën e Fortlumturisë së Tij, dhe punën e bërë në 33 vite për ndërtimin e Kishës Ortodokse shqiptare.
Advertisements
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek vështirësitë në rrugëtimin e Kryepeshkopit në shërbim të besimtarëve në vendin tonë, u desh të përballej me zjarret e konflikteve fëmijërore të fqinjësisë me Greqinë.
Advertisements
“Komuniteti Ortodoks është në zi, Kisha Autoqefale është sot e ve, Kryepeshkopi e përfundoi detyrën e tij si pasrendës i aspostujve, jeta e tij fort e gjatë por mbi të gjitha kuptimplotë.
Plot 33vite ungjillëzim në viset shqiptare, shifër tejet domethënëse, jo vetëm simbolikisht e përputhur me moshën e Krishtit.
Jeta e tij ishte një jetë e përmbushur përderisa përmes saj u realizua jeta e një fëmije, i cili donte që e gjithë qenia e tij të jetonte në Krishtin.
Personi dhe vepra e tij janë qëmtuar dhe admiruar, qortuar dhe anatemuar.
Deshi apo nuk deshi mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëmijërore të fqinjësisë sonë, tregon stoicizmin e bariut, në një kohë që gjithmonë e më shumë iket kudo ku fryn era.
Pjesëmarrja e kryeministrit Mitsotakis sot në ceremoni, përcjell mesazhin e pandashmërisë në jetë e në zi mes dy popujve tonë.
Kryepeshkopi vetë e dëshmoi në 33 vite dhe e dëshmon edhe sot me trupin që la këtu në tokën e Shqipërisë, me kërkesën e tij do të varroset në këtë Katedrale, duhet thënë se në përmasën e vetme që atij i interesonte, në atë të fesë, Anastasi erdhi nga Greqia si një prift e ndahet sot nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.
Duhet pranuar se është vështirë të gjendet në kujtesën tonë çdokush i çdo kombësie ë të jetë identifikuar me emrin e Shqipërisë si kryepeshkopi Anastas.
Ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këto që thashë, por durim”, tha ai.