Trump pezullon paratë, Klodiana Lala tregon çfarë merrte SPAK nga SHBA përpara ardhjes së Trump

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka shpjeguar se çfarë asistence ka marrë SPAK deri tani nga SHBA para se të vinte Trump në pushtet.

Advertisements

Duke qenë se fondet e SHBA për të gjithë botën janë pezulluar, kjo asistencë për SPAK nuk do të vijojë.

Advertisements

“SPAK është institucion i krijuar me ligj të posaçëm dhe financohet nga buxheti i shtetit. Pagat e prokurorëve, ndihmësve, po ashtu edhe garantimi i jetës së prokurorëve, etj. SPAK nuk ka marrë fonde nga SHBA, në kuptimin e pagave.

SPAK është asistuar në disa drejtime, në operacione ndërkombëtare për trafikun e kokainës, është asistuar nga agjentë federalë apo nga DEA. Është asistuar me programe trajnimi. Kur u krijua SPAK, disa prej tyre udhëtuan drejt SHBA dhe u trajnuan për teknika specifike të hetimit, që kishin të bënin jo me krimin e organizuar, por mënyrën si kërkohej prova, pra kontrollet në banesa, fotografimet, sekuestrimin qoftë edhe të rrobave siç ndodhi në kontrollin e fundit të Veliaj, pra janë të trajnuar dhe janë fonde amerikane.

Ka patur raste kur SHBA ka mbështetur me pajisje të specializuara, pajisje përgjimi, dekodimi i telefonave, për gjurmët e gishtave, ADN, etj. Ka patur edhe asistencë nga ekspertë për çështje specifike. Pak a shumë e njëjta ndihmë ka ardhur edhe nga vende të BE. Për rastin e kriptomonedhave ka patur tre agjentë belgë që kanë bashkëpunuar. Problemin nuk e shoh te paraja, por më të madhe

Përshembull në vitin 2018 në ish Bllok ndodhi një masakër shumë e rëndë, një i vrarë dhe disa të plagosur. Prokurorisë iu deshën 90 mijë euro për të dërguar jashtë vendit një celular. Ndërsa tani, për shkak të ndihmës nga amerikanët, nuk ishte e nevojshme që celularët të shkojnë kështu, sepse vonohej dhe kompromentohej hetimi, duke u dërguar në Izrael, ndihma e ekspertëve amerikanë, solli risi në mënyrën se si hetoheshin dosjet. Nëse kjo ndihmë ndërpritet, së pari, pavarësisht eksperiencës që mund të kenë marrë prokurorët, mund të cedojë në cilësinë e hetimeve, kjo për asistencën.
Së dyti, bashkëpunimi nëpërmjet letërporosive. Më parë ishte rrugë shumë e gjatë, donte një cikël të gjatë, të paktën tre vite. Disa letërporosi në Peru, Ekuador, për Dritan Rexhepi, janë sot pas nëntë vitesh pa përgjigje. SPAK e kishte ezauruar këtë pjesë, kishte komunikim direkt me thuajse pjesën më të madhe të institucioneve jashtë vendit, me SHBA, Belgjikë, Hollandë, etj.

Problemi është, a do të ketë SHBA të njëjtën mbështetje? Kjo është çështja”, tha ndër të tjera Lala.