Një person është qëlluar me thikë mbrëmjen e sotme në një lokal te rruga e “Dibrës” në Tiranë.
Advertisements
Policia nuk jep më tepër detaje rreth ngjarjes, teksa mësohet se i plagosur ka mbetur 40-vjeçari Gentian Krasniqi.
Advertisements
Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta.
“Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.