Opozita sot sërish në protestë para Bashkisë Tiranë: Kërkohet dorëheqja e Veliajt

Këtë të premte, përpara Bashkisë së Tiranës, do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ky i fundit është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për 4 vepra penale.

Advertisements

Opozita ka zhvilluar dhjetëra protesta para bashkisë së kryeqytetit, me qëllimin e vetëm që Veliaj të japë dorëheqjen dhe t’i dorëzohet drejtësisë, pasi ai akuzohet për mosdeklarim e fshehje pasurie, pastrim i produkteve kriminale dhe korrupsion aktiv e pasiv.

Advertisements

Pasi u përfshi në disa skandale, nisur nga inceneratori i Tiranës, shembjen e teatrit dhe më pas dosja “5D”, përfaqësuesit dhe mbështetësit e opozitës i bëjnë thirrje kryebashkiakut që të largohet nga posti, pasi sipas tyre ai është një i hajdut që ka abuzuar për vite me radhë me fondet dhe taksat e qytetarëve të Tiranës.

Protesta do të nisë në orën 11:00 përpara Bashkisë Tiranë, ndërsa drejtuesi politik i Tiranës Belind Këlliçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive para bashkisë së Tiranës.

REAGIMI I PLOTË I BELIND KËLLIÇIT

Shkarkimi dhe flakja në rrugë e 20 drejtorëve e shefave të tjerë në Bashkinë Tiranë, nuk do ta shpëtojë kreun e 5D!

Nesër, datë 31 janar, e premte, ora 11:00, shihemi në protestën e 44, para selisë së korrupsionit dhe zyrës së hajdutit Erion Veliaj!

Bashkia Tiranë do të çlirohet njëherë e mirë nga kthetrat e një keqbërësi, që kundërmon era korrupsion!

O sot, o kurrë!