Ilir Meta rrëfen jetën brenda “313”-ës: Jetoj në 12 metra katrorë, por ndjehem më i lirë se kurrë

Nga qelia numër 5 ku ndodhet prej 3 muajsh, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka rrëfyer jetën e tij brenda 4 mureve të burgut. Edhe pse ka më shumë se 90 ditë në qeli, Meta shprehet se ndjehet më i lirë se më parë dhe se e drejta për të do të triumfojë. Në një intervistë për emisionin “Debat” në A2 CNN, fillimisht ai rrëfen sesi ka kaluar 3 muajt e arrestit në qeli. Ai thotë se edhe pse tashmë është duke jetuar në 12 metra katrorë ndjehet edhe më i lirë, ndërsa ngre akuza të forta për mënyrën e arrestimit ndaj tij. “Përshëndetje Alba dhe urime për ju dhe stafin tuaj nga Qelia Nr.5.

Advertisements

Unë nuk jam arrestuar, por siç e ka parë i gjithë opinioni publik, jam rrëmbyer nga banditë me maska, të paidentifikuar, pa asnjë urdhër-arresti dhe jam futur forcërisht në një makinë me targa private. Pra jam i rrëmbyer publikisht si askush në vendet e Këshillit të Europës apo të NATO- s. Raste të tilla sigurisht ka patur në Bjellorusi, ku para pak ditësh, Lukashenko “triumfoi” për një mandat të 7 radhazi duke “garuar” me disa kandidatë kukulla tip 0.99 si këto partiçkat “opozitare” që krijon e rikrijon “ Rilindja “ këtu në çdo prag zgjedhjesh. Edhe këtu meqenëse uzurpatori i gjithë pushteteve kërkon të “ fitojë” një mandat të katërt duke garuar me 0.99 e tij, urdhëroi rrëmbimin tim kriminal, siç urdhëroi arrestimin e z. Berisha para 14 muajve e së fundi edhe këtë masën absurde për paraqitjen e tij në SPAK- un që ka mbyllur hetimet.

Advertisements

Siç ka urdhëruar edhe burgosjen politike të Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, siç ka urdhëruar përndjekjen e Kryetarit të PR, z. Mediu, në kundërshtim me çdo parim të Shtetit të së Drejtës, siç ka urdhëruar publikisht dy ditë para zgjedhjeve vendore rrëmbimin e z. Fredi Beleri, e kështu me radhë. Unë vërtet jam i izoluar në mënyrë ekstreme dhe po kështu jetoj në 12 metra katrorë qeli, por ndjehem edhe më i lirë se më parë e po kështu plot besim se e drejta dhe e vërteta do të triumfojë mbi padrejtësinë e Ramaformës që kërkon mandat të përjetshëm duke asgjësuar pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira, për të garantuar pandëshkueshmërinë e “Kryetarit të Organizatës” dhe Narkoregjimit”, ka shkruar Ilir Meta.