U kapën 6 kg dr*gë/ Kamerat e sigurisë ‘tradhtuan’ laboratorin e k*kainës së organizatës, dënohen me 19 vite burgim 3 shqiptarët dhe italiani!

Një grup i organizuar i trafikut të drogës i drejtuar nga shqiptarët, është goditur në Monza të Italisë së fundmi.

Advertisements

Policia e vendit fqinj zbardhi edhe detaje nga aksioni, ku mësohet se kamerat e sigurisë tradhtuan organizatën kriminale. Ato ishin vendosur më herët për të siguruar rendin në lagjen e Muggiò, ku u zbulua edhe banesa e kthyer në depo të madhe të lëndëve narkotike, nga ku më tej bëhej edhe shpërndarja te celulat për shitje.

Advertisements

Operacioni është kryer shtatorin e kaluar, kur oficerët e Como arrestuan një italian, Michele V., 58-vjeçar nga Muggio, si dhe 3 shqiptarë, teksa sekuestruan 6 kilogramë kokainë. Të katërt ndodhen në proces gjyqësor, teksa masa ndaj tyre është lehtësuar në arrest shtëpie.

Së fundmi, gjyqtari i seancave paraprake të Gjykatës së Monzës, Marco Formentin, dënoi italianin dhe dy nga tre shqiptarët që e ndihmuan në menaxhimin e laboratorit klandestin, të mbrojtur nga avokati Amedeo Rizza, respektivisht me nga 5 vite burgim tre të parët dhe 4 vite burgim për të katërtin, në total 19 vite burg.

Nga hetimet rezultoi se kalimi i 1 kg kokaine nga italiani te një prej shqiptarëve më 17 Shtator 2024 u filmua nga një prej kamerave të zonës, që shërbeu edhe si provë në procesin gjyqësor.

Kamerat kishin fiksuar saktësisht momentin në të cilin tregtari dhe blerësi ranë dakord për të shkëmbyer pakon e drogës, informon media e vendit fqinj.

Por në fund u sekuestruan gjithsej gjashtë kilogramë kokainë, pesë prej të cilave në laboratorin klandestin, si dhe u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë si bashkëpunëtorë.