Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, morën pjesë në prezantimin e anketimit mbi perceptimin e qytetarëve për nivelin e sigurisë dhe besimin te Policia e Shtetit.
Advertisements
Sipas sondazhit të financuar nga qeveria suedeze, 82% e qytetarëve deklarojnë se ndihen të sigurt në zonat e tyre të banimit, një rezultat që, sipas kryeministrit, është meritë e përkushtimit të Policisë së Shtetit.
Advertisements
Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi një projekt të ri për forcimin e sigurisë publike, përmes një sistemi modern survejimi me kamera në 20 qytete të vendit. Ky sistem do të monitorohet në salla të dedikuara dhe do të fokusohet kryesisht te qarkullimi rrugor dhe identifikimi i shkelësve.
Rama: Është një arsye e rëndësishme kjo e sotmja, për të ndarë disa mendime. I vetmi shtet i qëndrueshëm është ai në të cilin njerëzit janë të barabartë përpara ligjit, thotë Aristoteli. Na është konfirmuar nga çelja e negociatave me BE-në, të cilat nuk janë asnjë dhuratë dhe asnjë vendimmarrje e thjeshtë politike, por janë një konstatim i progresit të bërë në radhë të parë të qenit të barabartë përpara ligjit dhe nga ana tjetër, na vendos përballë sfidës së vazhdueshme të atij niveli barazie, që rrit qëndrueshmërinë e lirisë individuale dhe të sundimit të ligjit. Sot unë erdha këtu sepse së pari, këshilli i sigurisë në komunitet meriton një interes të veçantë, që policia nuk është vetëm një shërbim publik, por i shumë faktorëve. Duke nisur në radhë të parë, nga çdo prind i kësaj Republike, qytetarët janë baza e sigurisë. Do të kemi transformim epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve, me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem i bazuar te fjala e fundit e teknologjisë digjitale. Salla monitorimi në qytetet që do kenë këtë sistem. Do të fillohet me 20 qytete.