Polumbarët kanë nisur kërkimet në rezervuarin e fshatit Kamenicë në Korçë për një 54-vjeçar të shpallur të humbur nga familja.
Advertisements
Kallëzimi për zhdukjen e tij u bë më 28 janar, por policia dyshon se ai mund të ketë humbur jetën në rezervuar. Denoncimi u bë nga kushëriri i tij, një 61-vjeçar nga Korça, i cili raportoi se i afërmi i tij ishte larguar nga banesa më 26 janar.
Advertisements
Kërkimet vijojnë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.