Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur sot drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.
Advertisements
Kongresi elektoral i CDU-së, i cili vjen pak javë përpara zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani, mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
Advertisements
Ndërkohë fotoja mësipër tregon Berishë të shoqëruar nga bashkëshortja Liri dhe djali Shkëlzen në avion gjatë flurimit drejt Gjermanisë. Duket se fotoja është bërë nga një mbështetës i Berishës.
Më 24 janar, Prokuroria e Posaçme pranoi kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës për të mos u paraqitur më 3 shkurt në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kërkesa e paraqitur nga avokati i tij u miratua nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Arsyeja e mosparaqitjes ishte udhëtimi i Berishës drejt Gjermanisë. Berisha do të paraqitet në SPAK, të hënën e tretë të muajit shkurt.