Mario Mitaj do të jetë pjesë e Al Ittihad në Arabinë Saudite deri në verën e 2028-ës. Klubi arab pagoi 4 milionë euro për të blerë mbrojtësin 21-vjeçar të Kombëtares shqiptare nga Lokomotiva e Moskës, pas një periudhe huazimi pesëmujor.
Advertisements
Mitaj ka bindur drejtuesit e Al Ittihad me paraqitjet e tij dhe trajneri Laurent Blanc planifikon ta përdorë jo vetëm si mbrojtës të majtë, por edhe në rolin e mesfushorit.
Advertisements
Lojtari, i cili ka filluar karrierën e tij në moshat e AEK-ut të Athinës dhe më pas kaloi te Lokomotiva e Moskës në verën e 2022, është një element kyç për Kombëtaren shqiptare dhe ka luajtur 22 ndeshje deri tani.