Horoskopi për muajin Shkurt! Cilat janë shenjat më të favorizuara të zodiakut: Fat dhe para për disa, ters për…

Shkurti vjen me energji që favorizon disa shenja të horoskopit, që do u mundësojë atyre të përjetojnë fat dhe sukses.

Advertisements

Sipas parashikimeve astrologjike të Your Tango, shenjat që do të favorizohen veçanërisht nga ndikimet astrologjike janë Bricjapi, Demi dhe Ujori.

Advertisements

Ndërsa shenjat më me pak fat do të jenë: Gaforrja, Peshqit dhe Peshorja.

Bricjapi, edhe pse ka lënë pas epokën e tij, vazhdon të marrë energji pozitive që do ta çojnë drejt mundësive të reja për dashuri dhe sukses.

Sidomos Bricjapët me elementë specifikë si Dielli apo Hëna në Bricjap, janë gati për zhvillime të rëndësishme.

Demi do të gjejë mundësi që i humbi në të kaluarën, ndërsa Ujorët, duke festuar sezonin e tyre, do ta shohin jetën e tyre të transformuar me ide të reja dhe mundësi rritjeje në nivel personal dhe profesional.

Ky muaj sjell fillime të reja, shanse të dyta dhe përparime intensive emocionale, duke e bërë atë ideal për të gjithë ata që kërkojnë ndryshim dhe përparim.

Bricjapi
Edhe pse sezoni i tyre zodiak përfundoi më 19 janar, Bricjapët mund të presin bekime dhe fat të vazhdueshëm. Është koha për të dalë nga zona e rehatisë, për t’u fokusuar në mundësitë që hapen para tyre. Është e rëndësishme që ata të jenë të sinqertë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët në marrëdhëniet e tyre.

Demi
Demi ka mundësi të rikuperojë mundësitë e humbura gjatë periudhës së Ujorit. Fati do të vijë, përderisa ata janë të kujdesshëm me fjalët dhe veprimet e tyre. Ky sezon ka të bëjë me shanset e dyta dhe blerjet e mëdha.

Ujori
Ky muaj është plot fat për ju, veçanërisht në çështjet e marrëdhënieve ndërpersonale. Është koha perfektë për të zgjeruar horizontet tuaja dhe për të filluar hobi të reja, të cilat mund të kthehen në aktivitete fitimprurëse. Çelësi është të zbatoni idetë për të cilat keni menduar për një kohë të gjatë.

Tre shenjat më me pak fat të horoskopit për muajin Shkurt, sipas astrologëve.

Gaforrja

Gaforret mund të luftojnë me dëshirën e tyre për të kaluar kohë vetëm dhe për të shpëtuar nga problemet që po i shqetësojnë. Megjithatë, energjia e Hënës këtë muaj do t’i detyrojë të përballen me këto çështje, edhe nëse ata nuk duan. Ky muaj do jetë i vështirë për këtë shenjë emocionale dhe të ndjeshme. Gaforrja do të thirret të merret me çështje të vështira që kanë të bëjnë me të dashurit e tyre. Në fund të muajit do të ndihen shumë i ngarkuar dhe në ankth.

Peshqit

Peshqit duhet të mbajnë një profil të ulët, të fokusohen në qëllimet e tyre dhe të punojnë në heshtje. Durimi dhe këmbëngulja t’i ndihmojnë ata të kapërcejnë vështirësitë.

Peshorja

Ekziston mundësia që këta persona të shpenzojnë më shumë sesa mund të përballojnë. Ata do të kenë vështirësi për të gjetur ekuilibrin e dëshiruar midis jetës personale dhe punës dhe mund të mos arrijnë t’i përmbushin këto detyra. Në nivel profesional, Peshoret mund të duken si indiferentë ose të papërgjegjshëm, gjë që mund të ndikojë në zhvillimin e tyre profesional.