Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve që janë larguar nga fshati drejt qytetit apo jashtë Shqipërisë të kthehen për të investuar në tokat e gjyshërve të tyre.
Advertisements
“Në çdo pikë të Shqipërisë, në çdo fshat ore më i humburi qoftë, aty ku ka një tokë nga gjyshi nuk je ti më që duhet të rropatesh se ku do e çdo prodhimin, por ti je Zot atje dhe të vijnë atje për të shijuar atë që ofron, Prandaj dhe turizmi quhet eksport”, theksoi Rama.
Advertisements
Kreu i qeverisë deklaroi se të rinjtë në Theth me të ardhurat që fitojnë mbajnë familjarët e tyre në emigracion.
“Dua që sa më shumë të rinj nga fshati që i kanë kthyer kurrizin tokës së gjyshërve që enden në qytet duke u ankuar se s’kanë punë, apo ato në emigracion që rropaten duke bërë 2 punë me paga që nuk i dalin, duke fjetur 4-5 veta në një dhomë, të mund të bëjnë, atë që po bëjnë të rinjtë nga Thethi në majën e majave që po kthehen dhe po bëhen gurë të rëndë në vendin e tyre”, tha Rama.
Ndërsa shtoi se: “Madje ata atje në majë të malit nxjerrin të ardhura për vete dhe familjarët që kanë në emigracion, që kanë fëmijë për të dërguar në shkollë dhe nuk ju del më siç ju dilte.”
Edi Rama: Nuk do të ketë asnjë fëmijë që do të mbetet pa akses në teknologji. Kur ne morën detyrën Priamida ishte një qenefg në mes të Bulevardit, ka një qendër ekelselencë të teknologjisë digjitale për fëmijët nga 12-18 vjeç. Shpenzimet e çdo nxënësi paguhen nga Bashkia Tiranë, së shpejti atë qendër do ta çojmë së shpejti në Shkodër, Vlorë dhe më pas në Elbasan e me radhë.
Më përqeshnin dhe më tallnin kur thosha shumë shpejt do ta shohim në Shqipëri të përhapet me shpejtësi rrjeti i të rinjve që do punojnë jashtë duke qëndruar këtu brenda pa lëvizur nga shtëpia.
Sot ky është një embrion i çelur që vetëm do të zhvillohet.
Por nuk është vetëm e sotmja premtuese dhe perspektiva e sigurt e teknologjisë së lartë, që nga sot e 100 ditë do ta bëjnë shumicën e votuese të parë dhe do ti bëjnë të rejat e të rinjtë që ta refuzojnë kënetën opozitare, dhe bufin e saj të stërplakur e ti thonë të gjitha bretkosave politike.
Ata do ti bashkohen trenit të PS më 11 Maj nga Tirana lokomotiva jonë që sa më shumë do të përpiqen që ta ndalojnë duke hedhur balte nëpër shina aq më shumë do të jenë të shkelur nga populli i Tiranës me votën e 11 Majit që nga Shkodra deri në Vlorë sepse Shqipëria po bëhet dhe kudo, nga Tropoja në Konispol ku toka quhet Shqipëri po krijohet mundësi. Mbështetja për të rinjtë që duan të investojnë në tokën e gjyshërve të tyre në fshat është shumëfishuar.
Dua që sa më shumë të rinj nga fshati që i kanë kthyer kurrizin tokës së gjyshërve që enden në qytet duke u ankuar se s’kanë punë, apo ato në emigracion që rropaten duke bërë 2 punë me paga që nuk i dalin, duke fjetur 4-5 veta në një dhomë, të mund të bëjnë, atë që po bëjnë të rinjtë nga Thethi në majën e majave që po kthehen dhe po bëhen gurë të rëndë në vendin e tyre. Madje ata atje në majë të malit nxjerrin të ardhura për vete dhe familjarëve që kanë në emigracion, që kanë fëmijë për të dërguar në shkollë dhe nuk ju del më siç ju dilte. Ju çojnë edhe atyre ndihmë, nga Thethi nga maja atje. Sepse në çdo pikë të Shqipërisë, në çdo fshat ore më i humburi qoftë, aty ku ka një tokë nga gjyshi nuk je ti më që duhet të rropatesh se ku do e çdo prodhimin, por ti je Zot atje dhe të vijnë atje për të shijuar atë që ofron, Prandaj dhe turizmi quhet eksport.