Parkimet e gabuara në Tiranë, policia ashpërson masat: Do t’i largojmë me karotrec

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një aksion për të liruar hapësirat e zëna nga parkimet e gabuara, të cilat krijojnë bllokime dhe pengojnë lëvizjen e qarkullimit.

Advertisements

Sipas njoftimit të policisë, automjetet që parkohet në korsitë e dedikuara për transportin publik, korsitë e emergjencës, vendkalimet e këmbësorëve apo në zona ku shkaktohen pengesa do të spostohen dhe dërgohen në pikën e ruajtjes pranë Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës.

Advertisements

Policia ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të shmangin parkimet e gabuara për të evituar penalitetet dhe masat ligjore që mund të merren ndaj tyre.