Dhunoi kunatën, përfundon në polici! Hetime edhe për pjesëtarë të tjerë të familjes!

Një 69-vjeçar me iniciale J.H është arrestuar në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, shtetases I. H., 51 vjeçe.

Advertisements

Blutë e Fierit bëjnë me dije se u arrestua gjithashtu në flagrancë shtetasi R. H., 28 vjeç si edhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset I. H., 51 vjeçe dhe K. H., 22 vjeçe, pasi të tre këta shtetas, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit J. H.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Th., 20 vjeç, banues në Portëz, pasi në datë 30.01.2025, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit R. E., 30 vjeç, banues në Portëz, Fier;

-arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 69 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, shtetases I. H., 51 vjeçe.

Po kështu, u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 28 vjeç si edhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset I. H., 51 vjeçe dhe K. H., 22 vjeçe, pasi të tre këta shtetas, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit J. H.;

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.