Kërcënoi gazetaren në rrjete sociale, shpallet në kërkim 34-vjeçari në Tiranë

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Kibernetik kanë shpallur në kërkim ndërsa policia është angazhuar për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, i cili akuzohet për kërcënim dhe fyerje ndaj një gazetareje.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur përmes rrjeteve sociale, ku shtetasi N. K. ka publikuar një video live, gjatë së cilës ka kërcënuar dhe fyer gazetaren.

Advertisements

Policia po punon intensivisht për kapjen e tij, ndërsa autoritetet po hetojnë rastin për shkelje të ligjit në lidhje me përdorimin e platformave digjitale për të kërcënuar dhe shpifur individë.