Gjatë një bisede me G Banin në “shpellën” e improvizuar të Big Brother VIP, Gjesti foli me admirim për Egli Takon, duke e quajtur një “super vajzë” dhe duke pranuar se nuk e meriton.
Advertisements
“Hej Zot, çfarë është kjo Egli. Super vajzë. Nuk e meritoj!” – tha ai, ndërsa G Bani e përforcoi duke shtuar: “Shumë e mirë, është sjellë shumë mirë.”
Advertisements
Gjesti vazhdoi të shprehte dyshimet e tij, por G Bani e inkurajoi: “E meriton. Nga momenti që të do, ti e meriton.”
Ndërsa biseda vijoi, G Bani sugjeroi se lidhjet e krijuara brenda shtëpisë mund të kenë ndikim të përhershëm. “Do Zoti përfundoni bashkë,” i tha ai, ndërsa Gjesti e falënderoi dhe i uroi fat edhe atij.
Biseda u zhvillua ndërsa Gjesti, Klajdi, G Bani dhe Rozana ndodhen të izoluar në shpellë pas zarfit të zi.