Policia e Tiranës ka vënë në pranga babain 74-vjeçar, shtetasin Hekuran Gjoni, i cili një ditë më parë (1 shkurt) vrau me thikë djalin e tij, shtetasin Asim Gjoni 37 vjeç.
Advertisements
krimiiiii
Advertisements
Blutë e kryeqytetit thonë se babë e bir kanë pasur një konflikt të çastit për motive të dobëta. Kjo ka detyruar të moshuarin që të marrë thikën dhe të qëllojë të birin, i cili ndërroi jetë në spital.
Konflikti
Babë e bir, në gjendje të dehur, kanë patur një konflikt në banesën e tyre, i cili fillimisht ka qenë verbal e më pas fizik.
Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikë dhe ka goditur djalin e tij, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital. Dyshohet se debati mes tyre ka qenë për motive të dobëta.
Në pyetje u moren edhe familjarë e të afërm të viktimës dhe autorit, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policise
Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj.