Gjakovë/ Loja kthehet në tragjedi, 3 të miturit vdesin pas shembjes së ndërtesës të braktisur që nga lufta! 4 orë nën gërmadha

Dy 15-vjecarë dhe një 14-vjeçar në Kosovë kanë vdekur, pasi një godinë e braktisur që nga koha e luftës, iu ra mbi kokë. 3 fëmijët në Gjakovë kishin dalë për të luajtur, por nuk u kthyen më. Familja i gjeti 4 orë më pas, përmes zileve të telefonave.

Advertisements

KOSOVË- Tre fëmijë kanë vdekur të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër. Policia e Kosovës tha se godina është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë – dy 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç – kanë qenë brenda kur u shemb ndërtesa.

Advertisements

Shefi i Policisë së Kosovës, Milazim Lumi ka thënë për mediat lokale se objekti i shembur ka qenë ndërtesë e vjetër, e pabanuar, e mbetur pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Policia është njoftuar nga banorët dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e fëmijëve dhe trupat e tyre, të cilët janë gjetur pas disa orësh në gërmadha, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertim.

Një i afërm i viktimave, dëshmoi se të rinjtë kishin dalë disa orë para incidentit për të luajtur së bashku, por familjarët e kanë kuptuar se ata kanë qenë në objektin e rrënuar nga zilet e telefonave, theksa i kërkonin nëpër zonë.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, kamerat e shtëpive në afërsi tregojnë se objekti i pabanuar është shembur rreth orës 16:35 të shtunën, ndërsa trupat e viktimave janë gjetur pas gati katër orëve.

“Policia, ambulancat, zjarrfikësit kanë ardhur shumë shpejt. I kemi gjetur pa shenja jete”, tha një i afërm.

Në lidhje me tragjedinë në Gjakovë, ka reaguar edhe kreu i komunës atje, Ardian Gjini, i cili u shpreh i tronditur. Në një postim në rrjetet sociale ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjëjt!”, ka shkruar Gjini.

Presidentja e Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit u ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjarëve për incidentin që e kanë quajtur tragjik. Figurat më të larta shtetërore dhe politike në Kosovë, krahas keqardhjes, kanë bërë thirrje për hetime të plota dhe për transparencë.anë publikuar pamjet e shembjes së banesës ku humbën jetën 3 të miturit në fshatin Jabllanicë, Gjakovë.

Ende në rrethana të paqarta banesa ku fëmijët po luanin është shembur duke i zënë poshtë.