Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me makinë në Greqi.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në zonën Tagarades të komunës Thermi të Selanikut.
Advertisements
Mediat raportojnë se makina e të riut shqiptar ka dalë nga rruga është përplasur me një pemë dhe ka përfunduar e përmbysur.
Në vendngjarje shkoi policia dhe dy automjete zjarrfikëse, të cilët e kanë gjetur 30-vjeçarin shqiptar të vdekur.
Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.