Shteti grek ndodhte në një situatë paniku, për shkak të tërmeteve.
Advertisements
Autoritetet greke kanë njoftuar qytetarët se në ishullin Santorini, duhet të mbyllin shkollat, duke nisur që nga dita e hënë si dhe të shmangin grumbullimet e brendshme, shkak është bërë rritja sizmike gjatë ditëve të fundit.
Advertisements
Ditën e premte dhe të shtunë janë regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.3, në zonën midis ishullit të Santorinit dhe Amorgos.
Sipas Ministrisë Civile, aktiviteti nuk ishte i lidhur me aktivitetin vullkanik, ndërsa kanë propozuar të merren masa paraprake dhe mbylljen e shkollave në datën 3 shkurt.
Sakaq, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundje tërmeti me magnitudë 2.8 dhe 4.5 ballë janë ndjerë ditën e sotme, pa shkaktuar dëme.