GJKKO shpall moskompetencë për dosjen e Erzen Breçanit, e dërgon në Gjykatën e Tiranës: Nuk u provua se ka vepruar në kuadër të grupit kriminal! Çfarë deklaroi në seancë ish-zyrtari i policisë

Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë moskompetencën dhe dërgojë për gjykim në gjykatën e Tiranës, dosjen penale ndaj ish-zv drejtorit të Policisë së kryeqytetit Erzen Brecanit dhe ish-punonjësen e policisë Jonida Babameto, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

Advertisements

Vendimi u mor pasi gjatë shqyrtimit të dosjes ne seanncë paraprake nuk u provua se Brecani si dhe ish-zyrtarja e policisë të kenë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të dy të pandehurit pritet të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Advertisements

Gjatë seancës i pandehurit Breçani kundërshtoi akuzat e SPAK dhe tha se gjatë gjykimit do të provojë pafajësinë e tij.

“Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur nga SPAK. Për akuzën e “pastrimit të parave”, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK e thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese”, deklaroi Brecani.

Ai foli dhe për njohjen me një prej të pandehurve, Bujar Ajeti Gërmizi.

“Bujar Ajetin e njoh që kur ishim fëmijë, më pas edhe tek RENEA.Në dijeninë time nuk ka qenë person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam përsë të përkrah këtë kategori tani”, theksoi Breçani.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme pranoi gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe ish-zyrtarin e lartë të policisë, Dedan Gjoni.

Këta të fundit akuzohen si anëtarë të një grupi kriminal që trafikonte kokainë, siguronin kushte për të kryer vrasje, apo bënin pastrim parash.

Personat e tjerë që ndodhen ende në kërkim mes tyre djali i Erzen Breccanit, Eralbi, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej nëntorit të vitit 2023 do të gjykohen në një process të ndarë.