Sipas ‘New York Post’, dy punonjës të autoritetit që menaxhon Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit Ronald Reagan u arrestuan për përfshirjen e tyre të supozuar në rrjedhjen e pamjeve të vëzhgimit të përplasjes vdekjeprurëse të avionit në ajër që ndodhi javës së kaluar.
Advertisements
Punonjësit e Autoritetit të Aeroporteve Metropolitane të Uashingtonit (MWAA) akuzohen se kanë bërë një kopje të paautorizuar të të dhënave dhe po përballen me akuza për shkelje të kompjuterit. Problemet ligjore të dy të arrestuarve lidhen me videon e siguruar nga CNN javën e kaluar, e cila publikoi momentin tronditës kur një helikopter ushtarak Black Hawk dhe një aeroplan pasagjerësh i “American Airlines”, u përplasën mbi lumin Potomac.
Advertisements
Përplasja tragjike mes një helikopteri Black Hawk dhe një avioni pasagjerësh të American Airlines shkaktoi vdekjen e 67 personave në të dy avionët.