Brenda pak minutash dy tërmete në Greqi, sizmiologët frikë për tërmet më të madh

Gjashtë tërmete mes orës 06:15 dhe 07:05 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar në Amorgos dhe Anafi.

Advertisements

Sipas mediave greke, një tërmet i fortë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter, u regjistrua 14 km në juglindje të Arkesinit, Amorgos, me një thellësi fokale prej 5 km.

Advertisements

Sekuenca sizmike në 24 orët e fundit

Në një njëjtën zonë, u regjistrua edhe një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter.

Ndërkohë, njerëzit vazhdojnë në largohen nga Santorini. Në të gdhirë, porti i ishullit ishte i mbushur me njerëz, pasi shumë familje prisnin të hipnin në anije për në Pire.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 9 mijë persona (banorë dhe turistë) janë larguar nga ishulli.

Kostas Papazachos, profesor i gjeofizikës, e përshkroi sekuencën sizmike midis Santorinit dhe Amorgos si “të vështirë”.

Është diçka e paprecedentë për Greqinë, theksoi Papazachos.

“E paprecedentë sepse nuk ka tërmet kryesor”.

Në fakt, siç tha ai, sekuenca sizmike tregon ardhjen e një lëkundjeje më të fortë.