I moshuari tenton të vetëflijohet duke u hedhur nga pallati, shpëtohet nga policia

Një 68-vjeçar me iniciale Q.Z, hipi mbi çatinë e një pallati duke tentuar të vrasë veten. Por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri që ai të shpëtojë.

Advertisements

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje në rrugën “Niko Avrami”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, ndërhynë menjëherë për të ndihmuar një 68-vjeçar që kishte hipur në tarracën e një objekti 4-katësh dhe kërcënonte se do të hidhej nga aty.

Advertisements

Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi Q. Z., i cili dyshohet se ishte në efektin e alkoolit, u zbrit nga tarraca dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se motivi i rastit është konflikti që ka ky shtetas me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë, çështje e cila është trajtuar më herët nga Policia dhe është referuar në Prokurori.

Veprimet hetimore vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.