Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi, ku pesë persona janë qëlluar me armë zjarri brenda një shkollë.
Advertisements
Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore, në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit. Policia u lajmërua për ngjarjen rreth orës 13:00 në rrethana ende të paqarta, ndërsa ende nuk dihet as gjendja e personave të lënduar.
Advertisements
Ministri suedez i drejtësisë, Gunnar Strömmer, tha për SVT Örebro se situata ishte shumë serioze dhe përgjigja ndaj incidentit ishte ende në proces. Po ashtu, policia i bëri apel qytetarëve të qëndronin në shtëpitë e tyre.
“Publikut i kërkohet të qëndrojë larg zonës së Västhaga, ose të qëndrojë brenda shtëpive të tyre. Dëgjoni oficerët e policisë në vendngjarje”, thuhej në një deklaratë të policisë të publikuar në orën 13.20, duke shtuar se operacioni i policisë ishte “ende në vazhdim”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.