Ashtu edhe siç e kishte paralajmëruar një javë më parë në një studio televizive, se kishte edhe “7 dosje të tjera si partizani” që do çoheshin në SPAK, avokati Idajet Beqiri konfirmoi dje se bëri një tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, vajzën dhe dhëndrin.
Advertisements
Lidhja me Fazlliç e Lazaroviç, akuzat për pastrim parash, miliona euro nga off-shore te studio e familjes Berisha, afera e tokave në Porto Romano dhe si u përfituan 1.1 mln euro. Këto ishin disa nga tematikat e trajtuara në studio.
Advertisements
Gjithashtu u diskutua për aferën ‘Partizani’ dhe çfarë pritet për Berishën dhe dhëndrin, si dhe debati për votën e Diasporës, ku PD propozon të votohet me dokumente të huaja nga emigrantët dhe PS e kundërshton.
Një tjetër i ftuar në studio ka qenë edhe analisti Arben Meçe, që ndau mendimin e tij për këto çështje të nxehta të politikës, drejtësisë dhe më gjerë.
Beqiri jep detaje nga dosja e denoncuar dhe regjistruar tashmë në SPAK, për lidhjet e familjes Berisha, korrupsioni, pastrimi i parave me Damir Fazlliç dhe Vojin Lazareviç.
“Ky kallëzim penal faktikisht është në kuadrin e kallëzimeve të tjera që kemi bërë më parë, por kjo, nga çdo lloj pikëpamje e konsideroj tepër të rëndësishme, sepse nuk është vetëm korrupsioni i qeverisë Berisha, por i vënies në pozicion korrupsioni të të gjithë familjes së tij, duke e përfshirë, kjo është më e madhe dhe e rëndë me vepra penale. Se është e para aferë e rëndë korruptive, që ka në radhë të parë atë që një shtet i huaj armik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, prej kohësh e kanë kapur Berishën dhe familjen e tij, i kanë kompromentuar rëndë ata, me lekë dhe të tjera, e kanë futur në shërbimin e tyre t’u shërbejë interesave antikombëtare dhe me aferat korruptive kanë arritur të kenë përfitime të mëdha. Berisha ka marrë para nga kriminelët serbë. Më e rënda është se nëse ne do kishim një Shërbim Kombëtar serioz, si në vendet e BE-së, me standarde, këto vepra penale nga eksponentë të botës kriminale si Lazarovici, besniku i Millosheviçit dhe një oligark rus që ndiqet nga agjenci të huaja perëndimore si i rrezikshëm, apo edhe Fazllic që i shërbeu dhe ishte njeriu i afërt i Millosheviçit, janë këta që e futën Berishën në këtë lojë, bashkë me Arkanin, që nga viti 1992-1993, që në kohën e Bullatoviç në Malin e Zi, që ishte ende federatë e Serbisë.
Më tej ai shpjegon edhe lidhjet e ish-kriminelit famkeq me Berishën, pikërisht nëpërmjet dyshes Lazareviç-Fazlliç.
“Arkanin e dimë se në Kosovë ka bërë gjenocid të paimagjinueshëm. Berisha është mbajtur me paratë e Lazareviçit dhe Fazlliçit, si pjesë e tyre, si agjentë të serbëve, këta e organizuan takimin që bëri me Bullatoviçin, thyen embargon e armëve dhe karburanteve dhe e çuan masivisht për makinerinë e Millosheviçit. Këta e futën Berishën në lojën antikombëtare dhe kundër Kosovës. Shqiptarët dhe SHBA e kanë të qartë dhe e konsiderojnë Berishën si njeriu që theu embargon e NATO-s. Këta i kanë futur hundët thellë edhe në Kosovë, Lazareviç dhe Fazlliç, edhe të Argita Berishës dhe Lulzim Bashës në Kosovë, në punësimin që OKB-ja u bëri atje”, shton ai.
Dhe në këtë pikë, avokati ndan mendimin që gjithçka ka qenë e organizuar dhe paramenduar nga ky grup personash, duke përfshirë edhe Lulzim Bashën.
“Ndaj themi se nuk kemi shërbim informativ kombëtar, sepse Argita merrte rreth 66 mijë euro në muaj (800 mijë në vit) duhet të jesh superagjent i madh i shërbimeve të huaja të botës. Këto pagesa nuk i them kot, se të marrësh këtë pagë të lartë atje dhe sa vjen Berisha në pushtet të shkëputesh nga atje bashkë me Lazarevic, Fazllic, Jamarbrin, Lulzimin e të vish në Tiranë, dhe hapën ato shoqëritë apo firmat ligjore me Flutura Kolën dhe duke kaluar me tendera milionash, në Porto-Romano etj. Mbushte arkën Fazlliçi të Argitës dhe pasi mbushej, Berisha firmoste dhe kalonte ato VKM-të e tij”, shpjegon ai.
Por jo vetëm kaq, pasi në pah del edhe skema e pastrimit të parave dhe korrupsionit me planin strategjik të Porto-Romanos nga Fazlliç dhe Argitës, ku Berisha e ndihmonte me VKM dhe tenderë, deri tek futja e Fazlliç te mbledhja e Këshillit të Sigurisë.
“Këta të tre iu vërsulën Porto-Romanos dhjetëra hektarë atje, ua morën fshatarëve me çmim të ulët, me 9 euro të qindra hektarëve, ia dhanë Fazlliçit me dyfishin e çmimit dhe mbushi me para të tjera që i pastronte bashkë me Lazareviçit dhe me këto investime bënë administrator kunatin e Lulzim Bashës, pasi këtu kishin një “lopë të madhe” të Sali Berishës. Pasi Fazlliç mori tokat, hyri në lojë Berisha, që këto toka që ishin jashtë kufijve të përcaktuar të projektit të Porto Romanos, që në kohën e Fatos Nanos, e përcaktuar se sa do ishte zona industriale, teksa Berisha i futi në zonën industriale këto toka të Fazllicit, me VKM, duke ia shumëfishuar vlerën atyre tokave. Nuk është vetëm kjo, por Lazarevic-Fazllic pastruan para të pista në Shqipëri dhe e mbajtën me të ardhura të jashtëzakonshme Berishën, me mandat-pagea e fatura që ia kam çuar SPAK janë 5 milionë euro që ka marrë Argita. Kurse Berisha-Lazarevic u ka dhënë atyre 106 mln euro tenderë, përveç kërdisë së tenderave të energjisë elektrike, apo deri te tenderë të sigurisë kombëtare që nuk kishin lidhje fare me këtë. Madje edhe Bojaxhiu atëherë ka bërë raport për Parlamentin për rrezikun që i vinte vendit, duke dhënë alarmin, se arriti në 50% të kontrollit të energjisë në Shqipëri që e kishte marrë Serbia”, tregon avokati.
Beqiri tregon edhe për dy episode të tjera abuzimi ligjor nga Berisha me VKM në favor të lidhjeve të vajzës së tij kundrejt pagesave të konsuderueshme në euro.
“Pastaj sa veprime janë kryer me off-shore në Qipro, sa morën Argita me ndihmëset e tyre, si u mbyll në 2013, me sa u mbyll kjo llogari. Afera Partizani për SPAK është një sukses që e çoi në Gjykatë, por kjo është edhe dhjetë herë më e rëndë se kjo e Partizanit. Por janë edhe 6 afera të tjera më të mëdha se kjo e fundit me Lazareviç-Fazllic, ku bëhet fjalë për miliona euro qarkullime e pastrim parash me studio ligjore te Argita, që Berisha më pas ua jepte tendera këtyre persona. Rasti tjetër kur Argita mori 160 mijë euro për TEC-in e Semanit dhe menjëherë Berisha bëri VKM-në. Ose një tjetër rast ishte pagesa e 65 mijë eurove nga një shoqërim private Union Eolika, duke lëshuar menjëherë vendimin për të, me autorizim ndaj shoqërisë, se do investonte 200 mln euro. Por kur filloi ky investim iu kërkuan miliona euro nga Argita Berisha dhe ajo e la fare këtë projekt dhe iku”, thotë ai për Report TV.
Teksa në fund shprehet se Berisha ka kryer vepra të rënda penale, deri edhe të spiunazhi dhe interesat antikombëtare.
“Këtu ka shpërdorim detyre dhe pastrim parash të pista. Kryesori është Sali Bberisha që i ka shoqëruar dhe ndihmuar me VKM të gjitha këto afera. Kemi edhe krim ndërkombëtar të organizuar. Por kanë rolin e vetë në këto raste edhe Genc Ruli e Lulzim Basha, sepse janë shitur te të huajt, janë bërë spiun të tyre, por edhe agjentët serbë që përfituan nga Saliu dhe punuan me të dhe janë vepra të rënda të Kodit Penal që rrezikojnë dënimin e tij me burg”, thekson ai.