Në fakt, shkaku i vdekjes së Brianit përcaktohet qartë dhe në të njëjtën ekspertizë mjekoligjore të firmosur dhe dorëzuar më 20 tetor 2023 nga 2 mjekët. Në konkluzionin e tyre për shkakun e vdekjes thuhet qartë se cila është arsyeja që i ka marrë jetën 3-vjeçarit.
Advertisements
Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahou ka qenë dhënia e lëndes anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficencës multiorganore të parikthyeshme.
Advertisements
Por, kjo ekspertizë është konsideruar e pamjaftueshme nga Prokuroria që ende e ka dosjen të hapur. Prokurorja e çështjes ka vendosur që të mos marrë për bazë ekspertizën nga doktorët e IML, por të çojë ekspertizën në Itali. Familjarët e vogëlushit të ndjerë dhe përfaqësuesir ligjor tyre thonë se nuk kanë marrë asnjë sqarim për ndërmarrjen e këtij veprimi.
‘I vetmi institucion që ligji në Republikën e Shqipërisë përcakton me të drejtën për të përcaktuar nëse ka patur shkelje nga pikëpamjet e mjekëve, në këtë rast vetëm Inistuti i Mjekësisëligjore. Vetëm në rastet kur ky insitut shkruan me shkrim se nuk kanë paisjet për të ekzaminuar, vetëm në këta raste mund të procedohet me kryerjen e analizave dhe inspektimeve jashtë Shqipërisë në institucione të certifikuar. Për hir të procedurës, eksperti duhet të vijë në Shqipëri dhe të paraqesë ekspertizën e tij në mënyrë që ky akt të marrë vlerë, përndryshe nuk mund të merret parasysh u shpreh avokati, Jordan Daci
‘Prokurorja Alma Felaj është e shitur. Ajo ka ccuar ekspertizën jashtë, por është e shitur. Ajo ka marrë para nga pala tjetër, sepse përndryshe do të vepronte për të zgjidhur këtë rast. Vendosi kurorën te varri i djalit dhe menduam se e kishte seriozisht, por gabuam shumë’ u shpreh Guri Spahiu, gjyshi Brianit
Familjarët konfirmuan se fëmijës iu dhanë dy doza dhe për këtë ata dyshuan që në momentet e para të mjekimit duke ia vënë në dukje mjekëve të klinikës. Aso kohe, anestezisti Roland Xhaxho deklaroi se nuk ishte narkoza shkaku i vdekjes. Sipas tij, fëmija kishte lindur me një problem në zemër.
Kam ndërhyrë me anestezi të përgjithshme, unë kam firmosur një konsensus me prindërit. Pyetja është përse u zgjodh, fëmija ka lindur me një defekt në zemër, rekomandimi është evidentimi i çdo vatre infeksioni që ka në këto fëmijë. Nuk ka të bëjë fare me narkozën, Sipas analizave, niveli i glukozës ishte 0, kur digjen yndyrat lënë gjurmët në gjak, për mua besoj se do të jetë një sindromë metabolike nga mungesa e ndonjë enzime, të shikojmë se si do të dalin ekzaminimet.
Hetimi i prokurorisë ka mbetur ende në këtë pikë. Pra, vonesa e hetimeve pas kalimit të furtunës publike rreth rastit, mban peng konkluzionet nëse kemi të bëjmë me shkelje të protokolleve mjekësore, neglizhencë apo mjekimi të gabuar.