“E kam bredhur Shqipërinë më shumë se çdo kryeministër”- Rama: Popullit ia mas pulsin çdo muaj! U rri mbi kokë punëve, jo si disa që e nxjerrin bukën duke sharë e ofenduar

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, është shprehur se realitetin e Shqipërisë e njeh mirë, duke theksuar se e ka bredhur të gjithë Shqipërinë me shumë se çdo kryeministër tjetër.

Advertisements

Rama tha se përmes anketave, ua mat pulsin çdo muaj popullit shqiptar dhe u rri punëve në kokë.

Advertisements

Kreu i qeverisë ironizoi edhe opozitën, duke thënë “nuk jam si shumë të tjerë që nxjerrin bukën duke sharë dhe ofenduar”.

Rama: Unë i bashkuar jam përditë me ata që ma thonë realitetin dhe me realitetin. Jam shumë krenar që e kam bredhur Shqipërinë me kilometara më shumë se gjithë kryeministrat. Ja njoh Shqipërisë të gjitha qytete, të gjitha kthesat e rrugësve. E di ku vjen vala e ku jo.

Plus kësaj, nuk mund ti takoj të gjithë shqiptarët sepse është e pamundur. Por e ka arritur këtë shkenca sociale dhe politike, ka anketa për të pyetur popullin çfarë mendon. Ne bëjmë çdo muaj. Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj edhe në mënyrë shkencore. I rri mbi kokë punëve sepse prandaj jam këtu. Nuk jam si shumë të tjerë që nxjerrin bukën duke sharë dhe ofenduar. Di të bëj edhe punë të tjera, por i ka dedikuar këtë pjesë të punës jetën time. Unë zgjohem i pari dhe fle i fundit.