Danja flet për herë të parë për njohjen me partnerin e saj

Një prej banoreve të “BBVA”, Danja ka folur për herë të parë për lidhjen me partnerin e saj, Redin.

Advertisements

Teksa është pyetur prej disa banorëve të tjerë, Danja ka rrëfyer se për herë të parë janë takuar nga një mik i përbashkët i tyre.

Advertisements

Danja ka shprehur se takimi me Redin ka qenë një moment i veçantë në jetën e saj, dhe ka theksuar se ishte diçka që nuk e priste të ndodhte.

Jemi njohur nëpërmjet një shoku në fakt. Vjen ai shoku të më jepte dorën dhe ishte bashkë me këtë. Po Redi është i gjatë është kështu bjond. Edhe i jap dorën shokut edhe Redit.

Më vonë kapem me këtë shokun tim dhe i them : ”Ai ishte kokrra e yllit”- i them unë. Kot unë, nuk ashtu fare, pa asnjë lloj gjëje. Ky i kishte thënë Redit dhe ky më shkruan pastaj, “ça bën, si je?”. Unë siklet i madh, jo jo me atë idenë që “ç’është ky muhabet” dhe i ktheja përgjigje kot. Dhe pastaj u takuam.