40-vjeçari qëllon veten më thikë brenda banesës, ja për çfarë dyshohet (Emri)

Një 40-vjeçar është vetëplagosur me thikë mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në Berat, në banesën ku jetonte 40-vjeçari i vetëplagosur Bledar Mbrakulli.

Advertisements

Dyshohet se Mbrakulli vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se kjo nuk është hera e parë që ai ka lënduar veten. Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se mesditën e sotme ai ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka goditur veten në krah.

Advertisements

Pas kësaj, familjarët e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar drejt banesës.