Në rrugën e vjetër të Balldrenit, është gjetur i pajetë shtetasi R. B., rreth 25 vjeç, brenda në automjetin e tij.
Advertisements
Nga hetimet e para, grupi hetimor ka gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe një gëzhojë brenda automjetit. Nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme në automjet nga arma e zjarrit, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga arma.
Advertisements
Grupi hetimor, i udhëhequr nga Prokuroria, po vazhdon hetimet intensive për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo vrasje. Pas përfundimit të hetimeve të para, do të jepen informacione më të plota për ngjarjen.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion Paraprak
Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.
Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.
Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.
Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.