Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi, e motra flet mes lotësh: Kishte të nxira te gishtat, mjekët nuk bënë asnjë ekzaminim

Anastasia Sadiku, motra e Leo-s, një 12-vjeçar nga Maliqi që ndërroi jetë në orët e para të 8 Janarit në spitalin Pediatrik të Tiranës, ka kërkuar drejtësi për vdekjen e të vëllait.

Advertisements

Për emsionin “Opinion” ajo ka fajësuar mjekët që e trajtuan për humbjen e jetës. Në një rrëfim prekës, Anastasia, tregon se në fillim mjekët i diagnozuan Leon një virozë, ndërkohë që analizat kryera në institucionet mjekësore jashtë vendit në Greqi, Itali dhe Gjermani pretendonin se ai po luftonte një infeksion bakterial.

Advertisements

Moderatori Blendi Fevziu, i cili kishte planifikuar të dëgjonte edhe versionin e mjekut të QSUT-së për këtë rast tregoi se kishte lajmëruar pak orë më parë se nuk mund të ishte i pranishëm.

Blendi Fevziu: Në çfarë rrethanash ka ndodhur?

Anastasia Sadiku: Në datën 28 Dhjetor, Leo kishte ndeshje futbolli sepse luante futboll. Në darkë, tha nesër nuk fitojmë se ata janë ekip i fortë dhe kur u kthye ishte gëzuar shumë se kishte bërë dy gola. Për ironi të fatit ishin golat e tij të fundit, sepse ëndrra e tij u la përgjysmë. Në mbrëmje, në datë 28 ndihet keq, ankohej për dhimbje barku, qëndroi në shtëpi me idenë që mos është ftohur, mami thotë shkojmë në spital mos ka konsumuar diçka dhe e ka helmuar. Shkojnë në Urgjencën Pediatrike në Korçë dhe mjeku thotë janë shenja viroze, asgjë shqetësuese. I jep medikamentet dhe i përcjell për në shtëpi. Thotë nëse ka të vjella, do e risjellësh. Gjatë natës ka qenë mirë. Në datën 29 në mëngjes po ankohej përsëri dhe pati të vjella. Shkojnë në spital, një mjek tjetër vendos që ta shtrojë. Gjendja deri në 31, ishte diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Në 29 i kanë bërë analiza gjaku dhe urinë, asnjë ekzaminim tjetër.

Blendi Fevziu: Mbase ky është protolkolli…

Anastasia Sadiku: Kartela ka shkuar edhe në mjekë jashtë vendit, nga rezultatet ai kishte infeksion bakterial. Jo virozë! Kemi çuar kartelën në Greqi, Itali dhe Gjermani. Në datë 31 ishte në spital vëllai. Tha është nata e vitit të ri, po qante, dua të ndez fishekzjarret tha. Mami i thotë që do qëndrojmë këtu nëse s’jemi mirë. Futet mjeku dhe i thotë që s’është mirë që të dalë sepse kishte temperaturë. Do e shohim deri pasdite dhe nëse gjendja stabilizohet, mund të dalim tha mjeku. Nga darka, rreth orës 20:20, ankohej përsëri dhe tha mami shkojmë në spital se nuk po ndihem mirë. Shkojnë paditen e 31-it, ishte një mjeke tjetër, thotë që viroza do bënte ciklin e vet dhe e përcolli për në shtëpi. Mori antibiotikët nga data 1 deri në 5 Janar. Në datë 7 tha mami t’i bëjmë një kontroll përsëri. Kishte djegie në bark dhe e vendoste dorën te barku. Në datën 7 në mëngjes, Leo flinte me vëllain tjetër. Ai vjen e thotë hajdeni se Leo po vjell. Kishte vjell hemoragji. Mami nuk ishte e bindur se ishte hemoragji se volli në një vend të papërshtatshëm, më pas e kuptoi…

Në datën 7 erdhëm në Tiranë. Ka qenë në reanimacion në Korçë, ata vunë re glicemi të lartë, bënë disa matje analizash për diabetin dhe thanë është më mirë të shkojë në Tiranë. Ata nuk u morën fare me të vjellën. Në 7 Janar në orë 16:00 e kanë sjellë në Tiranë. Si fillim e priti Urgjenca Pediatrike, kemi pritur 20 minuta në holl. Aty vëllait nuk i është bërë asnjë ekzaminim, përveç matje diabeti dhe analiza gjaku. Këmbët e duart i kishte të ftohta dhe gishtat e nxirë. Ndërroi jetë në orën 01:45 të datës 8 Janar. 7 orë ka qënduar në Tiranë.