“Mijëra shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës në Amerikën Latine”, Karamuço: Hetimet janë në…

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se rrjeti i trafikimit të lëndëve narkotike në Amerikën e Jugut është i mirëstrukturuar. Sipas tij, shtete si Bolivia dhe Paraguaji shërbejnë si porta hyrëse dhe vende të kalimit të lëndeve narkotike.

Advertisements

Karamuço e komentoi vizitën e Dumanit në Brazil si një takim me arsye sepse ka rreth 5-6 grupe të përbashkëta hetimore lidhur me këto çështje.

Advertisements

“Bolivia ka disa territore që nuk depërton dot kollaj droga për të shkuar deri në Ekuador. Paraguaji është një portë shumë e mirë për të shkuar në jugun e Brazilit që ka më pak kontrolle, ruajnë shumë nga Argjentina dhe dalin nga Paraguaji dhe prandaj ka njerëz aty. Për Bolivinë , Perunë dhe Kolumbinë janë më shumë se 3000 veta shqiptar përfshirë dhe Ekuadorin. Kanë shtëpitë aty, i ndërrojnë çdo muaj. Kemi dhe raste të tjera që nuk u dijmë emrat. Kjo vizita në Brazil kiste një arsye që ka një grup të përbashkët hetimor që është aktiv. Sot që ne flasim kam një informacion që janë 5-6 skuadra të përbashkëta hetimesh vetëm për këtë çështje.”