Detaje te reja kanë dalë për vdekjen e Romario Brungës, i cili u gjet i pa jetë mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij në Balldren.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se 25 vjeçari kishte marrë një plumb në ballë e po ashtu ka pasur dermishtje (mbetje plumbi) në dorë. Burime bëjnë me dije se plumbi ishte në pozicion që nuk mund te shtinte pasagjeri.
Advertisements
Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se 25-vjeçari ka telefonuar shokun e ngushtë dhe i ka thënë “kam një problem shumë të madh”. Ai ka telefonuar sërish, por nuk ia ka hapur më celularin. Më pas shoku e ka telefonuar, por i riu nuk është përgjigjur thirrjes.
Nga disa kamera sigurie është pare para ngjarjes i vetëm e po ashtu gjetja e pistoletës në makinë ka shtuar më tepër dyshimet e policisë që mund të jete vete vrasje. Po ashtu familjarët nuk kane deklaruar që i riu mund të ketë patur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. I riu punonte si kamerier në zonën e Balldrenit.
25-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe sipas personave të afërt nuk ka shfaqur shenja depresioni.
Top Channel