Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të premte nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Advertisements
Efektivi Fatmir Numani është ndarë nga jeta duke lënë një dhimbje të madhe te familjarët e miqtë e kolegët.
Advertisements
Fatmir Numani shërbeu si Specialist Informacioni në I.E.V.P. Vlorë.
Me një karrierë të gjatë ushtarake, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në sistemin penitenciar që prej vitit 2019, duke shërbyer si Specialist Informacioni në I.E.V.P. Fier dhe Vlorë.
Fatmir Numani mbante gradën Komisar dhe u dallua për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij.