Xheneta Fetahu ka marrë vëmendje së fundmi me një foto të publikuar në rrjetet sociale. Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka zbuluar tatuazhin e ri që ka bërë. Modelja shihet se tek qafa ka bërë një tatuazh simbolin e shqiptarëve, shqiponjën dy-krenare.
Advertisements
“Sot e vulosa përjetë në lëkurë krenarinë time”, ka shkruar ajo kraha fotos së postuar në Instastory.
Advertisements
Xheneta këto ditë ka bërë paraqitjen e parë televizive, ku i ka dhënë fund të gjitha aludimeve. Ajo ka folur për eksperiencën në Big Brother, raportin me Gjestin e po ashtu edhe për hyrjen në Big Brother VIP Albania, ku theksoi se nuk do të hyjë e as nuk do të ketë një ballafaqim me Gjestin. Ndër të tjera Xheneta tha se është e angazhuar sa i përket anës profesionale me projekte të reja.