Personazh i famshëm në TikTok, kush është 26-vjeçari që vodhi biznesmenin përmes mashtrimit

Ky është Ervis Belollari, 26 vjeç, që u arrestua këtë të premte nga policia e Tiranës.

Advertisements

Gjithashtu, bashkëpunëtori Arsen Matollari, 32-vjeç është shpallur në kërkim. Dy të rinjtë përfituan 6000 euro nga një biznesmen nga një biznesmen, pasi komunikuan me të në emër të drejtuesit të një institucioni vendor.

Advertisements

Belollari është personazh i njohur në rrjetin social Tik Tok.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se Ervis Belollari fillimisht i ka kërkuar 6 mijë euro duke thënë që është kryetar i një bashkie ose një zyrtar i lartë në bashki. Këtë gjë as vetë denoncuesi nuk e ka kuptuar qartë. I ka thënë që kam hall shëndetësor në një spital privat në Tiranë ku i ka kërkuar shumën e parave.

Pasi biznesmeni ia ka dhënë, autori i ka kërkuar sërish lekë 7 mijë euro. Në këtë rast biznesmeni nga Lushnja e ka kuptuar që është mashtrim dhe ka bërë denoncimin pranë Komisariatit nr 6.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknown”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. B., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv