Policia ka shpallur në kërkim një 41 vjeçar, pasi vuri tritol në lokalin e Bledar Talit, në Krujë.
Advertisements
U shpall në kërkim shtetasi Mondi Topalli, si autor i dyshuar i dëmtimit me lëndë plasese.
Advertisements
Njoftimi:/ Krujë
Zbardhet autorësia e dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së një lokali në Fushë Krujë, kryer më datë 31.01.2025.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit, i identifikuar si autor i rastit.
Procedohet penalisht babai i këtij shtetasi, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.
EMRI/ Mashtroi një biznesmen duke i marrë 6 mijë euro, kush është ”Delluksi’ i rrjeteve sociale që u arrestua
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin M. T., 41 vjeç.
Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, shtetasi G. T., mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Për shtetasin G. T. nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.