Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik, rreth orës 14:50, ku është përplasur një furgon me një kamionçinë.
Advertisements
Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit.
Advertisements
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.
Si pasojë e përplasjes mes tyre, automjetetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore dhe njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit, ndërsa drejtuesi tjetër ka pësuar lëndime të lehta.