Ndodh edhe kjo në Gjirokastër/ Ambulanca përplaset me një automjet, pacientja e dëmtuar transportohet në spital

Pasditen e sotme, në bulevardin “18 Shtatori”, një autoambulancë me drejtues shtetasin R.T. ka goditur një automjet, të drejtuar nga shtetasi A.Sh.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes, pacientja që ndodhej në autoambulancë, shtetasja V.K., ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për kujdes mjekësor.

Advertisements

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, automjeti (autoambulancë) me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë është dëmtuar pacientja që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.