Teksa loja vazhdon të bëhet më e “nxehtë”, banorët e Big Brother VIP 4 nuk i kursejnë deklaratat e tyre.
Advertisements
Një të tillë e ka lëshuar edhe Krisa, e cila në bisedë e sipër, u ka thënë banorëve se në moshën 20-vjeçare kishte tërheqje ndaj vajzave.
Advertisements
Ajo tha se kishte qejf t’i shihte dhe se në atë periudhë kishte dyshime me veten e saj nëse pëlqente djemtë apo vajzat.
“Kam pasur unë disa momente dhe ka qenë gjysmë e vërtetë ajo gjëja, që kam pasur pëlqim për një vajzë. Kisha tërheqje ndaj vajzave një periudhë. Ka qenë një moment dyzimi që cila është, por jo që po ja ushqeja vetes time në kokë. Thjesht po shihja diçka ndryshe, po shihja një afeksion ndaj vajzave. I thoja vetes: ‘Pëlqej vajzat apo djemtë?’. Diku te 20 vjeçe. 19-20. Ka qenë shumë periudhë e shkurtër. Kisha qejf t’i shihja të gjitha dhe aty kisha dyshime, por gjë që kaloi. Pastaj e stopova dhe mendova se ishte diçka që po luante mendja ime. Por jo se po ja ushqeja vetes”, tha Krisa.