Shembja e objektit në Shkodër/ Policia dhe forcat e FNSH-së dh*nojnë mediat(VIDEO)

Një sulm i paprecedentë fizik, është regjistruar ndaj grupit të xhirimit të “Piranjave” në qytetin e Shkodrës.

Advertisements

“Piranjat” në Shkodër, po monitoronin nga afër një aksion nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shembjen e një objekti në Shkoder, që sipas autoriteteve është i paligjshëm.

Advertisements

Nga pamjet e regjistruara, duket qartë që efektivët e policisë tërheqin me dhunë gazetarin dhe kameramanin, pavarësisht sjelljes së tyre korrekte teksa po kryenin punën e tyre me paanësi për publikun.

Në terren krahas IKMT dhe policisë prezent, janë edhe forcat e FNSH të pajisur me armë automatike. Piranjat