Ora 14.45 – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar te Blloku i Sigurisë.
Advertisements
Zyrtare te policise se shtetit dhe te BKH-se, u paraqiten me heret ne bashkine e Tiranes ku bene shoqerimin e kryebashkiakut te cilit do ti njoftohet vendimi i gjykates.
Advertisements
Ora 14.17 – Oficere te policise se shtetit dhe Byrose Kombetare te Hetimit, u paraqiten diten e sotme ne bashkine e Tiranes ku kane shoqeruar kryetarin e ketij institucioni Erion Veliaj.
Ai eshte pare te dale bashke me oficeret e BKH dhe zyrtaret e policise, me disa dosje ne duart drejt automjetit.
Sipas informacioneve paraprake, mesohet se kryebashkiakut do ti njoftohet nje mase sigurie e vendosur nga gjykata e Posacme, por deri tani nuk ka asnje njoftim zyrtar ne lidhje me ngjarjen.
SPAK ka nisur qe prej vitit te kaluar nje proces hetimi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe rrethit te tij familjarVete Veliaj i ka cilesuar akuzat te montuara dhe te bazuara ne nje kallezim anonim nderkohe qe pritet te shikohet si do te vazhdoje kjo ceshtje ne rruge gjyqesore.
Gjate muajve te fundit, SPAK dhe BKH kane kryer nje seri kontrollesh e sekuestrimesh me qellim mbledhjen e provave per kete ceshtje, ku objekti kryesor ka qene hetimi pasuror ndaj kryebashkiakut dhe personave te lidhur me te.
Kallezimi anonim eshte bere vitin e kaluar nga shtetasi Nesti Angoni, nje pseudonim i perdorur nga denoncuesi i pa identifikuar.