Një 17-vjeçare është dërguar pasditen e sotme në spitalin e Gjirokastrës pa shenja jete. Autoritetet dyshojnë se e mitura është vetëvarur në mjediset e shtëpisë.
Advertisements
Ka qenë babai i saj, i cili ka kërkuar menjëherë ndihmën e mjekëve ndërsa vajza e tij nuk ka shfaqur shenja jete. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan 17-vjeçaren në marrjen e këtij vendimi ekstrem.
Advertisements
“Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në spitalin e Gjirokastrës është çuar nga babai i saj, pa shenja jete shtetasja E. M., 17 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17 vjeçarja është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.